Please enter at least 3 characters.

Zbulohen 1,150 bimë narkotike në Krujë, një pjesë asgjësohen

2024/06/kruje.jpg

Rreth 1,150 bimë narkotike kanabis Sativa janë gjetur dhe sekuestruar në dy fshatra të Krujës.

Policia njofton se një pjesë prej tyre janë asgjësuar përmes djegies.

Njoftimi i Policisë Krujë

Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka vijuar kontrollet në terren.

Gjatë kontrolleve në fshatin Burz Mal dhe në fshatin Shkretë, u konstatuan disa ambiente të përshtatura për kultivim, në të cilat u gjetën 1150 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. /Telegrafi/