Zaev: Nuk do të bëj koalicion me parti që kërkojnë federalizimin e Maqedonisë (Video)
10/11/2016
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dje në emisionin 'Click Plus' në Tv21, tha se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike që kërkon federalizimin e Maqedonisë.
''Mënyra e shpërndarjes së mjeteve financiare do të jetë me ndarje proporcionale për kokë banori. Këtu duhet të sqarojmë një gjë, se dëgjoj politikanë që e përmendin federalizimin e shtetit. Edhe të ketë 50 deputetë ne nuk do të futemi në koalicion me atë parti.'' tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/


