Ylli i hiteve 'reggaeton', Don Omar njofton se është diagnostikuar me kancer
Ylli portorikan, Don Omar, ka zbuluar se po trajtohet për kancer.
Këngëtari ka postuar të hënën në Instagram një foto ku shihet me njw byzylyk të spitalit në kyçin e dorës ku shkruante, “Orlando Health”.
“Sot po, por nesër nuk do të kem kancer”, shkruhet në mbishkrim.
"Shihemi se shpejti".
46-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është William Omar Landron Rivera, nuk zbuloi detaje të mëtejshme rreth diagnozës së tij.
Ai aktualisht është planifikuar të performojë më 7 gusht në Oakland, Kaliforni, e para nga një numër datash shtesë në turneun e tij "Back to Reggaeton" në ShBA.
Don Omar ka qenë një nga emrat më të mëdhenj të 'reggaeton që kur u bë i famshëm në fillim të viteve 2000.
Ai ka publikuar tetë albume në studio dhe ka fituar dy çmime 'Latin Grammy' nga 13 nominime, si dhe ka luajtur në filma të ndryshëm si: "Fast and Furious". /Telegrafi/


