Please enter at least 3 characters.

Ylli i Barcelonës do të sakrifikohet pas transferimit të Adeyemit

Roony Bardghji po përballet me një situatë të vështirë te Barcelona, pasi afrimi i Anthony Gordon dhe interesimi i avancuar për Karim Adeyemin kanë ndryshuar ndjeshëm planet e klubit në repartin ofensiv.

Klubi katalunas nuk e vë në dyshim talentin e suedezit, por me një numër të madh opsionesh në sulm, 20-vjeçari është shndërruar në një nga kandidatët kryesorë për largim këtë verë.

Bardghji, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2029 dhe një vlerë tregu rreth 15 milionë euro, pati një sezon debutues me pak minuta.

Ai luajti në 28 ndeshje, duke shënuar dy gola gola dhe dhënë katër asistime, por grumbulloi vetëm 872 minuta në fushë.

Për një lojtar të ri që ka nevojë për ritëm dhe vazhdimësi, kjo situatë nuk është ideale.

Me Yamal si një nga figurat kryesore të sulmit, Gordon që pritet të sjellë konkurrencë të madhe dhe Adeyemin që mund t’i bashkohet skuadrës, hapësirat për Bardghjin mund të bëhen edhe më të kufizuara.

Transferimi i Adeyemit mund të jetë goditja më e madhe për suedezin, pasi Barcelona do të kishte edhe një tjetër sulmues të shpejtë dhe të gjithanshëm në dispozicion.

Për Bardghjin, kjo verë mund të jetë vendimtare: qëndrimi te Barcelona pa minuta të mjaftueshme mund të pengojë zhvillimin e tij, ndaj një largim në formë huazimi ose transferimi nuk përjashtohet./Telegrafi/