Please enter at least 3 characters.

Ylli i ardhshëm i operës? Dëgjojeni si këndon mbesa e Pavarottit (Video)

Njihuni me Maria Craciun, mbesën 11-vjeçare të këngëtarit të njohur të operës, Luciano Pavarotti, e cila një ditë mund të bëhet po aq e njohur sa ai.

Duke vlerësuar nga mënyra e interpretimit të baladës së njohur “Caruso” (e incizuar në vitin 1979), mund të thuhet me lehtësi se atë e pret një karrierë në operë.

Interpretimi që ia ka bërë Pavarotti kësaj balade në vitin 1986, konsiderohet si interpretimi më i mirë që më pas është përfshirë edhe në disa albume dhe është kënduar në koncerte të shumta.

Në videon e mëposhtme mund ta dëgjoni interpretimin e mbesës së tij. /Telegrafi/