Please enter at least 3 characters.

Yll Limani publikon këngën e re "I kom kall"

2020/06/yll1.jpg

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“I kom kall” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB.

Muzika është realizuar nga vet Ylli, ndërsa ndryshe nga herët tjera kur tekstet i shkruante vet, Ylli kësaj radhe vargjet e këngës ia ka besuar Aida Barakut.

Producenti Mixey është kujdesur për masteringun e këngës, teksa Fatjon Miftari është producent i saj.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së tekstit.

Xhirimet janë kryer në Prishtinë nga produksioni kosovar, Imagine Films. /Telegrafi/