Please enter at least 3 characters.

Xhensila Myrtezaj shfaqet atraktive në imazhet e reja, por i shoqëron edhe me mesazhe

2019/07/xhensilamyrtezaj_66115959_133875227852629_2362314866641425555_n-e1564593640800.jpg

Këngëtarja shqiptare, Xhensila Myrtezaj, është kthyer fuqishëm me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Bukuroshja, e cila vitin e kaluar u bë nënë për herë të parë, tashmë po vazhdon të jetë tejet e angazhuar në karrierën e saj.

Meqë është mjaft aktive në rrjetet sociale, 25-vjeçarja ndan fotografi e video të ndryshme me fansat.

Xhensila së fundmi ka ndarë disa fotografi atraktive në Instagram, teksa në plan të parë ka vënë fizikun tërheqës.

"Të jesh e bukur do të thotë të jesh vetvetja. Nuk ke nevojë të pranohesh nga të tjerët. Ti duhet të pranosh veten", ka shkruar pranë këtyre imazheve këngëtarja Myrtezaj.

Sa i përket projekteve muzikore, "Sekreti im" titullohet kënga e fundit që e ka publikuar ajo në bashkëpunim me Pirro Çakon dhe që në YouTube ka marrë mbi dhjetë milionë shikime. /Telegrafi/