Xheneta Fetahu i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk është për ty
20/01/2026
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka bërë një reagim kundrejt Leonora Jakupit, opinionistes së këtij edicioni.
Kjo pasi në një moment gjatë Prime ajo u shpreh se është lodhur nga banorët dhe situatat që kanë krijuar ata.
E njëjta i thotë që pasi gjendet në pozitë të tillë t'ia liroj vendin Valdrin Sahitit, i cili ka qenë për pak pjesë e kolltukut.
Reagimi i plotë (pa ndërhyrje):
"Pasi Leonora e pranoi publikisht që është e lodhur nga banorët, ndoshta është koha me ia liru karrigen Valdrinit, i cili është dukshëm më adekuat për këtë punë.
E meqenëse pëlqen me i shpreh komentet e njerëzve, le t'i lexojë edhe ato që po thonë qartë se kjo pozitë nuk është për të". /Telegrafi/


