Please enter at least 3 characters.

Xhaka zbulon reagimin e ekipit në dhomat e zhveshjes pas humbjes nga Chelsea: Askush nuk fliste, as Emery  

2019/05/Xhaka-vs-Chelsea.jpg
269:"BAKU, AZERBAIJAN - MAY 29: Granit Xhaka of Arsenal looks dejected after Chelsea score their second goal during the UEFA Europa League Final between Chelsea and Arsenal at Baku Olimpiya Stadionu on May 29, 2019 in Baku, Azerbaijan. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Granit Xhaka ka zbuluar se humbja e thellë e Arsenalit nga Chelsea në finalen e Ligës së Evropës u prit nga një heshtje e fortë në dhomat e zhveshjes.

Arsenali u mposht thellë 4-1 nga rivalët londinez të Chelseat në finalen e madhe të Ligës së Evropës të zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit.

Pas kësaj humbje pritej ndonjë reagim i ashpër nga trajneri Unai Emery, por sipas Xhakës kjo humbje u prit nga një heshtje e fortë dhe askush nuk fliste në dhomat e zhveshjes.

"Ai (Emery), lojtarët, askush nuk fliste në dhomat e zhveshjes", zbuloi fillimisht mesfushori me prejardhje shqiptare.

Xhaka i dëshpëruar pas një goli të Chelseat (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kur u pyet pse Emery kishte heshtur, Xhaka shtoi: "Nuk e di. Ai ishte i zhgënjyer sigurisht".

"Mendoj se ne e dimë se çfarë kemi bërë. E dimë se kemi humbur ndeshjen. Nuk ka të bëjë me britmat. Nuk është gjithçka për të bërtitur, nëse humbim".

"Ju mund të thoni shumë gjëra tani, por nuk është koha për të shpjeguar pse dhe çfarë ndodh".

"Mendoj se ky ishte një shans i madh për ne dhe ne nuk e morëm atë", përfundoi Xhaka. /Telegrafi/