Please enter at least 3 characters.

Xabi Alonso flet pas fitores ndaj Alaves - ndalet edhe te penalltia e pa dhënë ndaj Vinicius

Pas fitores me rezultat 2-1 ndaj Deportivo Alaves, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, u shpreh i kënaqur me reagimin e skuadrës pas një periudhe të vështirë.

"Ishte një ndeshje e luftuar fort. Filluam mirë, shënuam herët, por pastaj humbëm pak kontrollin. Ekipi tregoi zemër dhe luftoi fort. Jemi të lumtur".

"Mendoj se është e qartë që ekipi luajti më mirë sonte sesa ndaj Celtas. Ka gjëra pozitive, por edhe gjëra që duhet të përmirësojmë", deklaroi ai.

Trajneri u ndal edhe te situata e penalltisë së Vinicius Junior, duke deklaruar se nuk u shikua as VAR.

Vinicius u rrëzua në zonë pas një ndërhyrjeje të mbrojtësit të Alaves, por gjyqtari dhe VAR refuzuan mundësinë.

"Penalltia ndaj Vinicius ishte shumë e qartë. Ajo që më tronditi ishte që gjyqtari as nuk shkoi te VAR. Megjithatë, nuk jemi të befasuar", nënvizoi Alonso.

Fitorja 2-1 ndaj Alaves ishte e rëndësishme për Real Madridin, duke i dhënë skuadrës besim dhe bazë për të vazhduar pas një periudhe të vështirë me humbje. /Telegrafi/