Wenger i ka rënë pishman për Balen
03/06/2013
Wenger ishte një admirues i Bale kur uellsiani luante te Southampton si i ri, por Tottenhami nënshkroi me anësorin, tash 23-vjeçar, që në vitin 2007. Wenger aso kohe transferoi Theo Walcott, pasi nuk gjeti vend për Bale në ekip.
“Po, ne kemi menduar ta blejmë. Por nuk e transferuar pasi kishim Ashley Cole dhe Gael Clichy dhe nuk dëshironim edh enjë mbrojtës të majtë, por duhet të jem i sinqertë se ishte një gabim i madh”.
“Ai është një lojtar i veçantë pasi mund të luajë në krahun e majtë të mesfushës, por ai vuajti në fillim dhe në një fazë, dëgjoja zhurmë, Tottenhami ishte gati ta shesë. Por ata e kaluan atë në të majtë të mesfushës dhe ai ia doli jashtëzakonisht mirë”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/


