Wembanyama me paraqitje të shkëlqyer, Spurs triumfojnë te Warriors
Sezonit të rregullt në NBA po i vije fundi dhe skuadrat po bëjnë çmos për të arritur në Play-Off.
San Antonio Spurs ka siguruar pozitën e dytë në Konferencën Perendimore, teksa ka triumfuar ndaj Golden State Warriors.
San Antonio fitoi kundër Golden State me rezultatin 127:113, dhe Victor Wembanyama luajti një tjetër ndeshje monstruoze me 41 pikë, 18 kërcime dhe 3 bllokada.
Në anën tjetër me këtë humbje Golden State Warriors kanë mbetur në pozitën e 10-të dhe do të luajnë në Play-In.
Boston Celtics ka siguruar Play-Offin pas një fitore spektakolare në udhëtim te Miami Heat me rezultat 129:147.
Rezultatet:
Miami Heat - Boston Celtics 129:147
Washington Wizards - Philadelphia 76ers 131:153
Orlando Magic - Atlanta Hawks 101:130
Chicago Bulls - Indiana Pacers 126:145
Memphis Grizzlies - New York Knicks 119:130
Toronto Raptors - Sacramento Kings 115:123
Milwaukee Bucks - Houston Rockets 113:119
Utah Jazz - Denver Nuggets 117:130
Golden State Warriors - San Antonio Spurs 113:127


