Please enter at least 3 characters.

Vritet ish-kryetari i LSI-së në Elbasan, Pjerin Xhuvani - mbetet e plagosur një police

2021/04/vrasja-elbasan-tlg.jpg

Pjerin Xhuvani ka mbetur i vrarë në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:20 minuta.

Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur e plagosur Xhensila Sota, police e forcave speciale "Shqiponjat".

Forca të shumta policie janë nisur nga Tirana drejt Elbasanit, ndërsa e gjithë zona është rrethuar nga policia.

Ora News raporton se ka pasur përplasje mes militantëve.

Xhuvani ka qenë dhe ish-kryetar i LSI-së.

Emri i Xhuvanit u lakua edhe gjatë përplasjes gjatë Ditës së Verës, ku mbështetës të PS dhunuan mbështetësit e PD.

Mësohet se konflikti ka nisur nga ana e militantëve të PD të cilët kishin shkuar në vendin ku ndodhej kryeministri Edi Rama duke thirrur “Rama ik”. /Telegrafi/