Vrasje në tentativë në Skenderaj
01/08/2026
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Fatmir Dibra”, Skenderaj më 31.07.2026 – 23:25.
“Viktima mashkull kosovar, është dërguar në Spitalin e Mitrovicë për tretman mjekësor, pasi që dyshohet se është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 3 gëzhoja.
Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/


