Vrasje në tentativë në sheshin e Prishtinës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 22:30, ku një person është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak se ishte sulmuar me thikë nga disa persona.
“Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë 19.06.2026 – 22:30. Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak se ishte sulmuar me thikë nga disa persona”, thuhet në raport.
Sipas dëshmitarëve viktima është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i njohur për policinë), së bashku me disa persona tjerë të dyshuar të cilët janë në kërkim të policisë.
Viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Njësia policore është në sigurim të viktimës, ndërkaq rasti po hetohet. /Telegrafi/


