Vranët dhe me diell, mëngjeset me mjegull
30/10/2021
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me diell.
IHK njofton se në mëngjes parashihet të ketë mjegull, kryesisht nëpër ultësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit. /Telegrafi/


