Please enter at least 3 characters.

Voziti 182 km/h në rrugën Tetovë - Shkup, ndalohet 21-vjeçari nga Prilepi

policia mk
policia mk
policia mk

SPB Tetovë njofton se dje (15.04.2026) në ora 14:10 në autostradën Tetovë-Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin E.H.(21) nga Prilepi.

"Gjatë një kontrolli në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve "Volkswagen Golf" me targa të Prilepit, të cilin e drejtonte E.H. dhe pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se ai po lëvizte me shpejtësi prej 182 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia e lejuar me shenjë trafiku është e kufizuar në 100 km/orë".

"Pas dokumentimit të rastit, ndaj personit do të vijojë parashtresa përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.