Please enter at least 3 characters.

Vodhi stoli e kartelë bankare, arrestohet

2017/05/vjedhje-2.jpg

Më 06 janar policia në Lubizhdë të Prizrenit kishte pranuar një ankesë nga një qytetar i cili kishte thënë se përderisa kishte qenë në ambientet e mobilierisë “GALA” i ishte thyer automjeti i llojit “Nisan” i parkuar në parkingun e objektit dhe nga aty ishte vjedhur një çantë në të cilën kishte pasur stoli ari në vlerë 2100 euro dhe një kartelë e një banke nga e cila ishin tërhequr 780 euro.

Policia njofton se pas inicimit të rastit, hetuesit e Stacionit  Policorë “Veriu”  kanë ndërmarrë veprime hetimore të cilat kanë quar në arrestimin e një të dyshuari në Drenas.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërkaq, gjatë intervistës është kuptuar edhe identiteti i të dyshuarit të dytë i cili hëpërhë ndodhet në arrati.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor.  /Telegrafi/