Please enter at least 3 characters.

Vjedh dukat në shtëpinë e vëllait, arrestohet gjilanasi

2017/09/vjedhja-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti kishte kryer një vjedhje në shtëpinë e vëllait të tij.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedh nga shtëpia stoli ari. Njësiti i hetuesisë gjatë hetimeve ka arrestuar vëllain e viktimës të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili ka pranuar veprën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/