Vidal: Nuk festoj nëse shënoj
21/02/2016
Sfida e parë zhvillohet të martën në Juventus Arena dhe Vidal ka garantuar se nuk do të festojë.
“Unë kthehem në Torino si kundërshtar, jo si armik”.
“Nuk e di si do të më presin, shpresoj të mos më vërshëllejnë. Jam i ngazëllyer për këtë ndeshje”.
“Nëse shënoj, nuk festoj. Në katër vite kam mësuar dhe kam fituar shumë. U largova sepse ishte mundësi e mirë për mua dhe mundësi e mirë për Juventusin”, potencoi Vidal. /Telegrafi/


