Please enter at least 3 characters.

Vetura godet dy këmbësore në lagjen Aktash në Prishtinë - shoferi ik nga vendi i ngjarjes

2022/06/gjmhjh.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën 'Agim Ramadani', përkatësisht në lagjen Aktash në Prishtinë.

Vetura ka goditur dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime trupore - ndërkaq shoferi menjëherë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ato janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.

Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci, ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.

Tutje tha se Njësia e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me  rrethanat e këtij aksidenti.

Ndërkaq, ende nuk dihet gjendja e personave të lënduar./Telegrafi/