Please enter at least 3 characters.

Vetura e policisë thyen rregullat e komunikacionit, në magjistralen Sllatinë-Komoran (Video)

2019/07/66474120_2144888065802650_2417959969379844096_n-e1562243049419.jpg

Një veturë e policisë shihet duke i thyer rregullat e komunikacionit rrugor, në magjistralen Sllatinë-Komoran.

Një lexues i Telegrafit ka incizuar veturën e policisë në lëvizje të shpejt, të cilën e ka faktuar edhe me shpejtësinë e veturës së tij, 140 km/h e cila shpejtësi nuk është e lejuar në rrugën Sllatin-Komoran.

Vetura e policisë po ashtu nuk e ka të lëshuar alarmin si dhe rotacionin e emergjencës.

Më poshtë mund ta shikoni video incizimin që ka siguruar Telegrafi nga një lexues i saj: