Please enter at least 3 characters.

Vetëvritet një 43-vjeçar në Fier

2020/12/1523519090_policia-600x338-1.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier.

Mësohet se rreth orës 02:25, në lagjen “15 Tetori” të Fierit, në banesë dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. B., 43-vjeç.

Është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /TCH/