Vetëvendosje mban tubim përmbyllës në Prishtinë, Kurti dhe Osmani mbledhin qytetarët në shesh
12/02/2021
Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur mijëra qytetarë në Prishtinë, ndërsa përfaqësuesit e kësaj partie janë nisur nga disa pika në kryeqytet.
Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe bashkëpartiakët është duke lëvizur rrugëve të Prishtinës, transmeton Telegrafi.
Të njëjtin veprim është duke e bërë edhe Vjosa Osmani, Arben Vitia, Glauk Konjfuca, Albulena Haxhiu, e të tjerë kandidatë.
Pas ecjes, VV do të mbajë tubim në sheshin "Nënë Tereza". /Telegrafi/


