Please enter at least 3 characters.

Veshja e Amal, më e mira në Golden Globes

2016/01/veshja-e-amal-m-euml-e-mira-n-euml-golden-globes_2_hd.jpg

Amal Clooney, bashkëshortja e yllit të Hollywood-it Georgue Clooney i mahniti të gjithë me pamjen e saj në këtë event kaq të rëndësishëm, ku ajo merrte pjesë për herë të parë.

Amal bëri shumë përshtypje të mirë me fustanin e saj të zi nga Dior. Ajo kishte vendosur vëthë diamanti dhe kishte vendosur mbi Shkrimin “Je suis Charlie”si mbishkrim në çantën e saj të bardhë.

Për të kompletuar veshjen, një palë vathë 30 karatësh të Harry Winston. Në fund, tualeti i kuruar, i lehtë, në stilin ujë dhe sapun, i shkonte së tepërmi me buzëqeshjen e saj vezulluese.

Si për ta emocionuar, ndërsa ngjitej në skenën e Golden Globe, bashkëshorti i saj, Clooney, i bëri një deklaratë mallëngjyese: “ndonjë alkimi mund të na këtë krijuar mundësinë të takojmë njëri-tjetrin. Jam shumë krenar që jam bashkëshorti yt”. /Telegrafi/