Please enter at least 3 characters.

Veseli nuk e përjashton mundësinë që nesër të mbahet seanca për dialog

2018/09/konference-Kadri-Veseli-23-korrik-foto-Ridvan-Slivova-14-e1543322609758.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nesër mund të mbahet seanca plenare për votimin e rezolutës ëpr dialogun me Serbinë.

Këtë deklaratë Veseli e bëri në një intervistë për televizionin publik.

"Ka mundësi që sonte të mbajmë mbledhje të kryesisë menjëherë pas kësaj interviste që ditën e nesërme të kemi edhe seancën plenare për dialog. Ne duam të tregojmë që ne jemi për dialog, e jo për veprime kërcënuese. Duam të shkojmë përmes dialogut i cili është i mirëqenë dhe ti tejkalojmë vështirësitë që kemi. Kosova është shtet sovran", ka thënë Veseli.

Telegrafi më herët ka raportuar se Kuvendi i Kosovës nesër me fillim nga ora 10:00, do të mbajë seancë plenare lidhur me rezolutën e dialogut me Serbinë. /Telegrafi/