Please enter at least 3 characters.

Veseli: Enver Zymeri do të mbetet shembull se si i shërbehet atdheut, duke mos e kursyer jetën

2019/07/67202358_1315585198616683_3045170991555674112_n.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë homazhe në tetë vjetorin e rënies së heroit Enver Zymeri.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se do të mbetet shembull se si i shërbehet atdheut, duke mos e kursyer as jetën.

"Kombi ynë ka shumë heronj kufiri. Më i riu prej tyre, Enver Zymeri, gjithmonë do të mbetet shembull se si i shërbehet atdheut, duke mos e kursyer as jetën. Një hero që eci dhe ra në rrugët e tribunit të kombit Isa Boletini", ka shkruar Veseli në Facebook./Telegrafi/