Please enter at least 3 characters.

Vermonti, shteti i parë që hodhi votat elektorale - Biden merr tri votat e para

2020/12/biden_38738_c0-0-5627-3280_s885x516.jpg

Zgjedhësit e Vermontit hodhën tre votat e tyre për presidentin e zgjedhur, Joe Biden gjatë takimit të tyre të hënën në Montpelier.

Këto ishin votat e para elektorale të hedhura në vend. Biden mori 66 për qind të votave të Vermontit - më shumë se dyfishi i 31 për qind të Donald Trumpit, raporton cnn.

Një fortesë demokratike, kjo është zgjedhja e tetë me radhë që shteti i “Green Mountain” ka votuar për të nominuarin presidencial të partisë.

Takimi i zgjedhësve është hapi tjetër i madh në procesin e Kolegjit Zgjedhor për të afirmuar rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve.

Zgjedhësit u kërkohet me ligj të votojnë për president dhe nënkryetar të hënën e parë pas të mërkurës së dytë në dhjetor, i cili këtë vit është 14 dhjetor. /Telegrafi/