Please enter at least 3 characters.

​Vdes ylli i rokut francez, Johnny Hallyday

2017/12/johnny-hallyday.jpg

Ylli më i madh i rokut në Francë, Johnny Hallyday, ka vdekur pas një beteje me kancerin e mushkërive. Ai ishte 74 vjeç.

Këngëtari i cili ka shitur rreth 100 milionë kopje, ka luajtur edhe në një numër filmash përgjatë karrierës së tij e cila filloi në vitin 1960.Ai u bë një Chevalier i Legjionit D'Honneur nga Presidenti Jacques Chirac në vitin 1997.

Francezët e quanin "Johnny ynë", megjithëse, jashtë zonës frankofone, Hallyday ishte praktikisht i panjohur, transmeton KosovaPress.

Në një deklaratë, gruaja e tij Laeticia tha: "Johnny Hallyday na ka lënë," raporton agjencia e lajmeve AFP.

"Unë i shkruaj këto fjalë pa i besuar, por është e vërtetë. Njeriu i jetës sime nuk është më me ne. Ai na la sonte pasi jetoi gjithë jetën e tij, me guxim dhe dinjitet," tha ajo.