Please enter at least 3 characters.

Vdes një tifoz i Dortmundit, i gjithë stadiumi këndon “You’ll Never Walk Alone” (Foto/Video)

2016/03/BorussiaDortmundv1FSVMainz05BundesligaevfZap6kz6ix.jpg

Një tifoz i Borussia Dortmundit ka vdekur në Westfalenstadion të dielën gjatë ndeshjes ndaj Mainzit të cilën Dortmundi e fitoi 2-0.

Fansi i klubit vdiq pas një sulmi në zemër dhe menjëherë pas shpërndarjes së lajmit tragjik, shikuesit heshtën deri në fund të lojës.

Mirror raporton se në fund të gjithë në stadium kënduan himnin e famshëm “You’ll Never Walk Alone”, e gjitha kjo në shenjë respekti.

Autorët e golave në këtë ndeshje ishin Marco Reus dhe Shinji Kagawa.