Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
08/09/2025
Një person ka ndërruar jetë në QKUK pasi më 31.08.2025 rreth orës 16:00 ishte rrëzuar duke pësuar lëndime të rënda.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Më 07.09.2025 ka ndërruar jetë viktima i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, pasi i njëjti me datën e lartcekur dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime të rënda. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/


