Please enter at least 3 characters.

Vdes në Zvicër një kosovar i prekur me COVID-19

2020/04/wawa-4.jpg
332:"BERLIN, GERMANY - MARCH 10 :Symbol photo of the coronavirus crisis. Diagnosis. COVID-19, SARS-CoV-2 on March 10, 2020 in Berlin, Germany. Health authorities around the world are concerned about the novel coronavirus. More and more countries are reporting diseases and new infections. (Photo by Thomas Imo/Photothek via Getty Images)
26:"Photothek via Getty Images

Komuna e Shtimes ka njoftuar se një kosovar ka vdekur në Zvicër si pasojë e coronavirusit.

Në njoftim thuhet se personi është nga fshati Petrovë.

"Dje kemi kuptuar se një bashkëvendës nga fshati Petrovë me banim në Zvicër ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes COVID-19 me këtë rast i shprehim ngushëllimet më të sinqerta", thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Komuna e Shtimes po ashtu ka njoftuar edhe një banor i fshatit Pjetërshticë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

"Mbrëmë në orët e vona nëpërmjet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kemi marrur informatën së një banor nga fshati Pjetërshticë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.  Andaj Shtabi Emergjent Lokal në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera kanë marr të gjitha masat sipas udhëzimeve të përcaktuara nga vendimet e mëparshme të Shtabit Emergjent për mbrojtje nga COVID-19. Pacientit i urojmë shërim si dhe familjes nga Pjetërshtica do t’i jemi afër për çfarëdo nevoje", thuhet në njoftim.

Komuna e Shtimes u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre./Telegrafi/