Vdes në rrethana misterioze zv.presidenti i kompaninë më të madhe ruse të naftës
13/03/2024
Vdekjet e menaxherëve të lartë vazhdojnë të ndjekin kompaninë më të madhe ruse të naftës Lukoil.
Më 13 mars (sot), kompania raportoi vdekjen e zëvendëspresidentit të Lukoil, Vitaly Robertus.
Ai vdiq në moshën 53 vjeçare dhe në rrethana të mistershme, raportojnë mediat ruse.
Kompania gjithashtu nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes së zëvendëspresidentit.
Robertus u bë ekzekutivi i katërt më i lartë i Lukoil që vdiq në dy vjetët e fundit.
Ndryshe, Vitaly si piloti kryesor në klubin rus të aviacionit sportiv RusJet, ishte bërë kampion bote në këtë disiplinë në vitin 2011. /Telegrafi/


