Vdes fansja që ishte diagnostikuar me kancer, pasi realizoi ëndrrën e takimit me Beyoncen (Video)
27/03/2017
Ka ndërruar jetë simpatizuesja e Beyonce e cila vuante nga sëmundja e kancerit.
Ditë më parë ajo ka treguar edhe një herë se sa këngëtare e madhe është duke i bërë realitet ëndrrën një fanse.
Por, fatkeqësisht fansja e Beyonces ka ndërruar sot jetë pas sëmundjes së rëndë, transmeton Telegrafi.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e shkollës ku po vijonte mësimet Ebony Banks.
Ndërsa disa orë më vonë miqtë e Ebonys kanë ndezur qirinj në nder të shoqes së tyre të ndjerë. /Telegrafi/


