Vazhdon të rritet dhuna në familje në kohën e pandemisë
Në kohën e pandemisë COVID-19, në vendin tonë vazhdojnë të shtohen rastet e shunës në familje.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se tashmë ka arrestuar në 24 orët e fundit ka arrestuar shtatë persona të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të tyre të familjes, transmeton Telegrafi.
Numri më i madh i dhunës në familje në dy ditët e fundit, raportohet të ketë qenë në Prishtinë.
Më poshtë mund t’i shihni rastet e ndara sipas raportit të Policisë së Kosovës.Prishtinë 14.05.2020 – 23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën f/kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.Podujevë14.05.2020 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën f/kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, përcjell Telegrafi.Prishtinë14.05.2020 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur viktimat f/kosovare dhe m/kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.Prishtinë15.05.2020 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur viktimën f/kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.Fushë Kosovë15.05.2020 – 12:45. Raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale, e dyshuara femër kosovare e ka sulmuar të dyshuarin mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Dy të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor dhe më pas, në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si me lartë dhe dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.Rahovec15.05.2020 – 01:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vajzën e tij e më pas edhe anëtarët e tjerë të familjes. I dyshuari është arrestuar ku me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.Mitrovicë14.05.2020 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar –zyrtar policor pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij femër/kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar IPK të cilët pas zhvillimit të hetimeve preliminare të dyshuarin e kanë suspenduar për 72 orë. Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave i dyshuari është liruar. /Telegrafi/


