Please enter at least 3 characters.

Vazhdon sundimi i Ferronikelit

2016/01/vazhdon-sundimi-i-ferronikelit_hd.jpg

Djelmoshat e trajnerit Gani Sejdiu, triumfuan në terrenin e nxehtë të ‘Riza Lushtës', përballë Trepçës ’89 me rezultat 3-1.

Vendasit kaluan të parët në epërsi nëpërmjet sulmuesit Blerand Kurtishaj, por ‘Nikli’ u rikthye shpejt në lojë duke barazuar falë sulmuesit Mendurim Olluri që shënoi me gërshërë për 1-1, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ‘Nikli’, arriti të shënoj edhe dy gola nëpërmjet Maliqit dhe Xhevdet Shabanit për fitoren më të rëndësishme.

Pas kësaj fitore, ‘Nikli’, vazhdon të kryesojë në pozitën e parë me 60 pikë të tubuara tetë më shumë se Prishtina që ka një ndeshje më pak.

Ndërkohë fitore ka shënuar edhe Besa që para publikut vendas ka mposhtur Drenicën me rezultat 3-1.

Fatih Karahoda, Mark Milicaj dhe Fetim Kasapi shënuan golat për vendasit, ndërsa golin e vetëm për drenicasit e shënoi Kastriot Mehmeti. /Telegrafi/