Please enter at least 3 characters.

Vazhdon mbjellja e drunjve dekorativ në hapësirat publike në Vushtrri

2024/10/462713875_548572634337525_4636008329213961634_n-1.jpg

Është duke vazhduar mbjellja e drunjve dekorativ në çdo hapësirë publike në qytetin e Vushtrrisë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.

“Në çdo hapësirë publike po vazhdon mbjellja e drunjve dekorativ, për t’i dhënë kështu qytetit tonë një pamje të gjelbër e plot jetë”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka thënë se me çe çdo fidan të mbjellur po shndërrojnë rrugët dhe hapësirat publike “në një ambient më të pastër e më të bukur”. /Telegrafi/