Vazhdojnë talljet rreth "përleshjes fizike" mes Macronit dhe gruas të tij
Një video e rastësishme ku shihet presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij “duke u përfshirë në një sherr fizik” ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Dhe sigurisht, menjëherë dhe jo vetëm ditën e parë, kanë vazhduar reagimet në rrjetet sociale, përfshirë edhe meme të ndryshme, përcjell Telegrafi.
Kujtojmë se skena e papritur në mes të Macorn dhe Brigitte u kap nga kamerat në aeroportin e Vietnamit.
Në momentin kur dera e aeroplanit u hap, dora e Brigitte ‘godet’ fytyrën e presidentit francez.
Çifti presidencial më pas zbriti shkallët e aeroplanit, ku presidenti, si zakonisht, i zgjati dorën gruas së tij.
Por, Brigitte e refuzoi, duke zbritur vetë.
Një këshilltar i afërt i presidentit e përshkroi incidentin si një “lojë mes çiftit”. /Telegrafi/


