Please enter at least 3 characters.

Vazhdojnë punimet në rregullimin e gypit në Radavc

KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se edhe sot po vazhdojnë punimet në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Radavc, konkretisht në gypin DN 200, në zonën e Bregut të Gjurajve.

Sipas njoftimit, për shkak të këtyre punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa pjesë të këtij fshati.

“Për shkak të këtyre punimeve, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në fshatin Radavc, përkatësisht në rrugët ‘Dëshmorët e Radavcit’, ‘Osman Zekaj’ dhe ‘Hetem Fejza’”, thuhet në njoftim.

Ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë deri në orën 16:00.

“Për shkak të punimeve, furnizimi me ujë në lagjet e sipërshënuara ndërpritet deri në orën 16:00”, thekson ndërmarrja.

KRU “Hidrodrini” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve. /Telegrafi/