Vazhdojnë punimet në infrastrukturë në Mitrovicën e Veriut
11/11/2025
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve në lagjet Kodra e Minatorëve dhe Bergjan.
Sipas tij, këto investime synojnë të përmirësojnë infrastrukturën rrugore, të rrisin sigurinë dhe të lehtësojnë qarkullimin për të gjithë banorët e zonës.
“Bashkë po ndërtojmë një komunë më të zhvilluar dhe më të bukur. Çdo rrugë e re është një hap më afër standardeve që meritojnë qytetarët tanë”, ka deklaruar Atiq. /Telegrafi/


