Please enter at least 3 characters.

Vazhdojnë protestat e OBRM-PDUKM-së edhe sot

2017/06/OBRM-protesta.jpg

OBRM-PDUKM ka paralajmëruar për sot protestë nëpër Shkup duke filluar nga ora 18:00, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga ora 15:00 dhe 17:00 kanë paralajmëruar bllokim të udhëkryqeve tek Qendra Tregtare ''Mavrosaja'' dhe udhëkryqin para zyrës së BE-së në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Pas bllokimit të këtyre dy udhëkryqeve nga kjo parti thonë se do të mbajnë protestë para Qeverisë së Maqedonisë.

Sipas partisë së Gruevskit, protestat i bëjnë përshkak të, siç i quajnë ata, arrestimeve për hakmarrje ndaj zyrtarëve të tyre dhe qytetarëve që nuk mendojnë njejtë si Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja. /Telegrafi/