Please enter at least 3 characters.

Vasfije Krasniqi u kërkon reflektim institucioneve: Shumë grave të përdhunuara në luftë iu refuzua statusi

2023/04/vasfije1.jpg
628:"BOGOTA, COLOMBIA - AUGUST 16: Kosovo's Vasfije Krasniqi, sexual violence victim during armed conflict in her country attends a meeting with Congolese Nobel Peace prize winner Denis Mukwege (out of frame), at the Mexico Theater of Colombian Central University on August 16, 2019 in Bogota, Colombia. Denis Mukwege will be gathering with women victims of sexual abuse, during the the guerrilla conflict in Colombia. Mukwege received the Nobel Peace Prize in 2018, he is well recognised for his efforts to help abused women by armed rebel in the Democratic Republic of the Congo. (Photo by Guillermo Legaria Schweizer/Getty Images)
12:"Getty Images

Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit dhe ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar reflektim të institucioneve pasi Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, ka rifilluar procesin e aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi kërkoi nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e Këshilli Gjyqësor që të angazhohen që rastet e refuzuara të shqyrtohen.

”Komisioni Qeveritar/NJVSPDHLÇK ka rifilluar procesin e aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Personalisht kam takuar qindra viktima, shumë prej të cilave u është refuzuar paarsyeshëm statusi”.

“Si viktimë, që kam kaluar gjithashtu nëpër një proces të mundimshëm verifikimi kërkoj nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të angazhohen që rastet e refuzuara të shqyrtohen, dhe të mbijetuarave që me vite po presin vendimet e gjykatave t’u njihet statusi. Është humbur shumë kohë dhe shumë viktima kanë vdekur në errësirën e traumës së tyre, Ju lutem mos lejoni që kjo të ndodhë edhe me të tjerat. Vjosa Osmani Albin Kurti”, ka shkruar Krasniqi./Telegrafi/