Valverde publikon listën ndaj Lyonit, Umtiti rikthehet në skuadër pas disa muajve
Ernesto Valverde ka ftuar plot 21 futbollistë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Lyonit, ndërsa aty vërehet rikthimi i mbrojtësit Samul Umtiti.
Barcelona është mysafirë e francezëve të Lyonit në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.
Ky takim është i pari i fazës së eliminimit direkt dhe do të zhvillohet në mbrëmjes e së martës nga ora 21:00 në Parc Olympique Lyonnais.
Gjiganti katalunas ka marr të gjitha masat për këtë ndeshje dhe sot (e diel) trajneri Ernesto Valverde ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar.
Trajneri spanjoll ka vendosur t'i marr me vete në këtë udhëtim plot 21 futbollistë, ku ka edhe një befasi.
Befasia e listës është mbrojtësit francez Samuel Umtiti, i cili rikthehet në skuadër pas më shumë se dy muajve jashtë fushave shkaku i lëndimit.
Umtiti ka humbur plot 27 ndeshje në këtë sezon shkaku i lëndimit, ndërsa është paraqitur në vetëm tetë ndeshje.
Mungesat e Barcelonës për këtë ndeshje do të jetë Arthur, Jasper Cillessen dhe Rafinha, të gjithë shkaku i lëndimeve. /Telegrafi/


