Please enter at least 3 characters.

Vala e të nxehtit në Iran: Temperatura në disa qytete arrijnë shifrat mbi 50 gradë Celsius

2023/08/1690983905-2023-08-02T121245Z_449382229_RC2NF2A7AJ11_RTRMADP_3_MIDEAST-WEATHER-IRAN-1024x683-1.jpg
306:"An Iranian taxi driver splashes water on himself to cool down during the heat surge in Tehran, Iran August 2, 2023. Majid Asgaripour/WANA (West Asia News Agency) via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. ATTENTION EDITORS - THIS PICTURE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.
11:"via REUTERS

Irani prej ditësh është prekur nga një valë ekstreme e të nxehtit dhe sot temperatura e ajrit në qytetin jugperëndimor iranian të Bostanit ka arritur në 51.4 gradë Celsius.

Agjencia e lajmeve ISNA raporton se në katër qytete të provincës Khuzestan, temperatura e ajrit ishte më e lartë se 50 gradë.

Përveç Bostanit, 50,8 gradë Celsius ishte edhe në Shush, si dhe në Dezful (50,4) dhe Abadan (50,3), raporton newyorktimes.

Një temperaturë e lartë rekord prej 66.7 gradë Celsius në mes të kësaj vale të nxehtit në Iran është matur më 16 korrik në aeroportin ndërkombëtar në qytetin e Aseluye në bregdetin e Gjirit Persik.

Termometrat tejkaluan 50 gradë në qytetet Ilam, Umidiya, Ahvaz, Agkara dhe Ramhormuz, raporton cnbc.

Ndryshe, temperatura të larta kanë mbretëruar në kontinentin evropian, ku shteti më i goditur është Greqia. /Telegrafi/