Please enter at least 3 characters.

Ushtronin prostitucion në apartamente me qira, arrestohen kolumbianet në Shkodër

Tre shtetase kolumbiane janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në dy apartamente me qira.

Në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë për prostitucion, ndërsa në hetim në gjendje të lirë është shtetasja e cila kishte dhënë apartamentet me qira.

Sipas njoftimit të uniformave blu, një prej apartamenteve ishte në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër. Si provë materiale, u gjetën dhe u sekuestruan një shumë parash dhe gjashtë telefona.

Rasti është referuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme hetimore.

Vihen në pranga 3 shtetase kolumbiane, që ushtronin prostitucion në dy apartamente që i kishin marrë me qira.Vihen në pranga edhe 2 shtetas për prostitucion, si dhe procedohet penalisht shtetasja që ua kishte dhënë me qira apartamentet.Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, si dhe 6 telefona celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rent Home 3”.

Si rezultat i këtij operacioni, u zbulua një apartament në lagjen “3 Heronjtë”, ku ushtrohej prostitucion.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 5 shtetas, të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht:
shtetaset kolumbiane A. M., 48 vjeçe, P. B., 32 vjeçe dhe D. R., 27 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;

-F. V., 28 vjeç, banues në fshatin Vermosh, dhe K. G., 24 vjeç, banues në Bajzë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. D., 27 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.