Ushtari kthehet nga Afganistani dhe befason vëllanë basketbollist (Video)
Të shënojë shumë kosha, është një nga gëzimet më të mëdha për një basketbollist në fushë. Por duket se për dikë nuk ishte kështu.
Një basketbollist pranoi një nga surprizat më të veçanta, kur në ekranin e fushës u shfaq vëllai, ushtar në Afganistan me një mesazh për të.
“Matty, të kam përcjellë nga këtu. Për ne, shtëpia është kudo që jemi bashkë,mezi pres te të takoj. Shumë shumë shpejt. Ti gjithmonë ke ndjekur ëndrrat dhe shpresat tuaja, jam krenar për ty”, tha ai, transmeton Klan Kosova.
Derisa vëllai tjetër ishte i mbytur në lot dhe mendonte se vëllai po i drejtohej nga Afganistani, ai doli nga dhoma ku ishte dhe u hodhën në përqafim. Të dy nuk ishin parë që 7 muaj.
Ky moment, është po aq emocionues sa edhe reflekton dashuri pa fund, të atillë që mund ta ketë vetëm vëllai për vëllanë.


