Ushtari i huaj këndon “Hatixhen” e Capital T në shqip (Video)
12/07/2017
Capital T po vazhdon ta shijojë suksesin e projektit “Hatixhe”.
“Hatixhe” u lansua kohë më parë dhe është bërë një hit në mesin e adhuruesve shqiptarë.
Megjithatë, kjo këngë duket se është bërë virale edhe në mesin e adhuruesve të muzikës ndërkombëtare.
Kapo ka publikuar një video të një ushtari të huaj i cili vallëzon dhe interpreton në shqip pa asnjë problem këngën “Hatixhe”.
Capital T ka shprehur krenarinë për këtë, duke thënë se misioni i tij është që të dëgjohet sa më shumë gjuha shqipe. /Telegrafi/


