Please enter at least 3 characters.

Unitedi i gatshëm të bëjë ofertë të ‘çmendur’ për mbrojtësin e skuadrës angleze

2016/11/Virgil-Van-Dijk.jpg

Virgil Van Dijk mund të largohet nga skuadra e tij aktuale Southampton në afatin kalimtar të janarit.

‘Tulipani’ po shkëlqen në edicionin e tij të dytë në Ligën Premier dhe vlera e tij është rritur ndjeshëm.

Mediat në Ishull kanë raportuar se ai është bërë objektivi kryesor i Manchester United për repartin defensivë.

Gjithnjë sipas gazetave angleze, United është duke bërë gati një ofertë rreth 40 milionë funte për mbrojtësin shtatlartë.

Kapiteni i Southampton, këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje në të gjitha garat ku edhe ka shënuar një gol në Ligën e Evropës.

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho është impresionuar me formën e mbrojtësit dhe kërkon ta transferojë gjatë janarit në ‘Old Traford’.

Van Dijk më parë ka luajtur në kampionatin holandez me skuadrën e Groningenit, ndërsa para se të arrinte në Southampton për dy vite barti fanellën e gjigantit skocez, Celtic. /Telegrafi/