Please enter at least 3 characters.

Unitedi arrin marrëveshje personale me Minan, gati ujdia edhe me Barcelonën

2018/08/Yerry-Minas.jpg
221:"BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 11: Yerry Mina of FC Barcelona plays tge ball during the La Liga match between Barcelona and Getafe at Camp Nou on February 11, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi anglez, Manchester United ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin Yerry Mina dhe tani është afër edhe me Barcelonën.

Manchester United është afër pranimit të kushteve të Barcelonës për kolumbianin Yerry Mina.

Sipas mediumit spanjoll Mundo Deportivo, të dy klubet janë afër marrëveshjes për çmimin e transferimit.

United ka parë një ofertë prej 30 milionë funtesh apo 33.7 milionë euro të refuzohet nga katalunasit, të cilët duan 35 milionë funte apo afër 40 milionë euro.

Yerry Mina (Getty Images)

Megjithatë, ata shtojnë se ata presin që një marrëveshje të arrihet dhe të miratohet përpara mbylljes së afatit kalimtar të së enjtes në Ligën Premier.

Mina u bashkua me Barçën nga klubi brazilian Palmeiras në një marrëveshje prej 11 milionë euro në janar, por nuk arriti të bindë plotësisht në La Liga.

Mediat angleze raportojnë se mbrojtësi kolumbian ka marrëveshje personale me Unitedit dhe tani po pritet vetëm marrëveshja mes dy klubeve.

Djajtë e Kuq për mbrojtjen kishin kërkuar edhe Harry Magiuren nga Leicester City dhe Toby Alderweireld nga Tottenham Hotspur. /Telegrafi/