Please enter at least 3 characters.

United vendos blerjen përfundimtare të Ighalos

2020/03/GettyImages-1212032691.jpg
470:"LINZ, AUSTRIA - MARCH 12: (FREE FOR EDITORIAL USE) In this handout image provided by UEFA, Odion Ighalo of Manchester United celebrates after scoring his team's first goal during the UEFA Europa League round of 16 first leg match between LASK and Manchester United at Linzer Stadion on March 12, 2020 in Linz, Austria. The match is played behind closed doors as a precaution against the spread of COVID-19 (Coronavirus). (Photo by UEFA - Handout/UEFA via Getty Images )
21:"UEFA via Getty Images

Odion Ighalo i është bashkuar Manchester Unitedit në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi nigerian erdhi si huazim nga gjiganti kinez Shanghai Shenhua për gjashtë muaj.

Por me të filluar nën urdhërat e Ole Gunnar Solskjaer, Ighalo ka shkëlqyer ku në tetë takimet e zhvilluara ka shënuar katër gola e ka bërë një asistim.

Manchester United ka vendosur përfundimisht të blejë kartonin e lojtarit dhe tanimë ka nisur bisedimet me klubin kinez.

Odion Ighalo. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Drejtuesit e Shanghai Shenhua i kanë bërë të qartë Djajve të Kuq se për ta lënë të lirë lojtarin duhet të paguajnë 15 milionë funte pa asnjë bonos shtesë.

United është gati ta shpenzojë këtë shumë për ta bërë të përhershëm transferimin e Ighalos në Old Traford.

Nigerianit pritet t’i ofrohet kontratë tri vjeçare nga Djajtë e Kuq me një pagë vjetore prej pesë milionë euro në sezon. /Telegrafi/